Nick Kyrgios tërhiqet nga “Australian Open”, shkak lëndimi NULL NULL 16.01.2023 08:53 16.01.2023 08:53 Tenisti Nick Kyrgios, është tërhequr nga “Australian Open” për shkak të një dëmtimi në gju një ditë para se të luante ndeshjen e tij hapëse. Nënkampioni i Wimbledon, 27 vjeç, tha se ishte “i shkatërruar” që nuk mund të luante në Melburn, transmeton Klankosova.tv. Kyrgios, i renditur në vendin e 19-të, do të luante të martën me Roman Safiullin të Rusisë. “Është e qartë se ka qenë shumë brutale përpara një prej turneve më të rëndësishëm të karrierës sime”, tha Kyrgios. “Nuk ka qenë aspak e lehtë”. I konsideruar ndër favoritët për të fituar titullin, Kyrgios “nuk u tërhoq mirë” nga një shfaqje me Novak Gjokoviqin të premten, sipas mjekut të tij fizik Will Maher.