Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nicholo, fansi që ia mësyu këmbë Berlinit

NULL NULL
05.06.2015 15:27
"Do të ecja 500 milje dhe 500 tjera, do të bëhesh ai që ka ecur 1000 milje për ta parë Moratan tek shënon gol", pati thënë Nicolo De Marchi, fans i Juventus.

Proclaimers nuk kanë përpunuar vargjet e tyre, por një fans i Juventusit mund të ketë të dridhura kur të dëgjojë ‘klasiken e tyre’ në fund të rrugëtimit të tij kolosal për në finalen e Champions League.

Në fund të rrugës 683 milëshe të Nicolo De Marchi, nga Torino në Berlin, ku ekipi i tij i zemrës, Juventus do të përballet me Barcelonën të shtunën mbrëma, e pret një biletë për finalen e madhe.

n2

Gjithë ky rrugëtimvie pas premtimit që ai pati bërë në twitter të klubit, në rast se arrijnë në finale, para ndeshjes ndaj Real Madridit.

“Do të shkoj këmbë”, pati shkruar 22 vjeçari që ka udhëtuar nëpër Itali, Austri, Zvicërr e Gjermani.

Ishte paraparë që ai të arrinte në Berlin të enjten por në një foto të postuar në rrjetin social Instagram, në përshkrim kishte shkruajtur: Lodhja është e madhe, arritja shtyhet për nesër.

n5 n4

Rrugëtimi i Nicolos erdhi pas sfidës që Juventus i bëri të riut që kishte premtuar ta bëjë në rast të kualifikimit për në finale, ndërsa atij iu lejua që ta përdorë biçikletën si edhe veturën në disa raste për shkak të kushteve të vështira të motit.

Ai është afër realizimit të cakut – ta shohë Juventusin tek përballet në finale me Barcelonën nga vendi i ngjarjes, me sytë që mund të duken të lodhur për shkak të rrugëtimit të gjatë.

lajme të ngjashme