Nice: Specialja, çështje politike NULL NULL 15.05.2015 16:31 15.05.2015 16:31 Ish prokurori i Gjykatës së Hagës, Geoffrey Nice, ka thënë se nëse Kosova nuk e krijon Gjykatën Speciale, atëherë do ta kishte të vështirë që t’i arrijë objektivat ndërkombëtare. Ai këto komente i bëri gjatë një ligjërare para studentëve të fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës ka thënë se krijimi i gjykatës e cila do hetojë pretendimet e ngritura për krime lufte të kryera nga ish ushtarë të UÇK-së, do ta pastronte Kosovën, ndonëse e vlerëson si gjykatë politike. “Nëse kemi një gjykatë atëherë të gjitha pretendimet e ngritura mund të pastrohen dhe kjo do ta bënte më të lehtë veprimin politik të Kosovës, por nëse nuk kemi gjykatë për Kosovën do të jetë shumë e vështirë të arrihen të gjitha qëllimet që ka në nivelin ndërkombëtar. Në fund duhet të them që gjykata speciale është plotësisht veprim politik”, ka deklaruar ai. Nice që punoi në ngritjen e aktakuzës kundër Sllobodan Millosheviqit, u shpreh se nuk e di nëse do të gjykohen edhe liderët e UÇK-së, nga Specialja kurse pretendimet e Dick Martit, i ka vlerësuar si të pavërteta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 6 orë më parë