Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Niang: Milan ende synon top-treshen

NULL NULL
15.10.2015 13:51

Sulmuesi i Milanit, M’Baye Niang  ka thënë se skuadra e tij ende ka gjasë që të përfundojë në top-treshe në Serie A, pavarësisht se nuk kanë pasur një fillim të mirë.

Mihajlovic me marrjen e postit te kjo skuadër, nuk ka arritur që ta nxjerr atë nga mesi i tabelës. Në shtatë ndeshjet e fundit në kampionat, Rossoneri kanë pësuar katër humbje.

Ndeshja e fundit u zhvillua ndaj Napolit, ndërsa Milani e humbi atë në shtëpi me rezultatin 0:4, që është disfata më e thellë që nga viti 2009.

“Besoj që mund ta arrijmë vendin e tretë, pasi nuk kanë kaluar shumë ndeshje. Të gjithë lojtarët jemi të bashkuar se besojmë fuqishëm se mund të arrijmë në tri skuadrat më të mira”, ka thënë Niang.

Niang ka pësuar një lëndim gjatë gushtit, ndërsa rikthimi i tij pritet që të ndodhë shumë shpejtë, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.