Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ngrihet aktakuzë ndaj Simiqit dhe një personi tjetër për sulm ndaj gazetarëve

NULL NULL
13.06.2025 18:05

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, për veprën penale “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” dhe sulm ndaj gazetarëve, ndërsa aktakuzë është ngritur edhe ndaj një personi tjetër, U.V., për sulm ndaj gazetarëve.

Sipas njoftimit, Simiqi më 16 qershor 2023, gjatë protestave kundër vizitës së ish-ministrit Elbert Krasniqi në Leposaviq, me dashje ka marrë pjesë në turmën e mbledhur prej më shumë se tetë personave dhe në momentin që Krasniqi ka dalur nga objekti i komunës, personat e maskuar kanë nisur të gjuajnë shok bomba.

“Personat civil të maskuar fillojnë të gjuajnë shok bomba në drejtim të veturës zyrtare, dhe pasi që kalon vetura zyrtare, i pandehuri u jep urdhër turmës duke thënë që të i sulmojnë mediat, me ç`rast vazhdon sulmi në drejtim të gazetarëve dhe mediumeve të Republikës së Kosovës, fillimisht me shok bomba, pastaj i godasin me grushte, shqelma dhe mjete të forta si kubëza betoni tulla, ngjyra dhe gjësende tjera, si pasojë e të cilave kanë pësuar lëndime të rënda trupore dy gazetarë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, prokuroria bëri të ditur se i pandehuri tjetër, U.V., ishte i përfshirë drejtpërdrejtë në përdorimin e forcës ndaj gazetarëve, ku i njëjti akuzohet për kryerjen e veprës penale “sulm”.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që dy (2) të pandehurit të i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ti dënojë sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.