Ngrënia e këtij fruti të njohur mund të ndihmojë në parandalimin e demencës dhe depresionit NULL NULL 13.11.2023 08:41 13.11.2023 08:41 Luleshtrydhet mund të ndihmojnë në parandalimin e demencës dhe depresionit te mosha e mesme që janë në mbipeshë. Ngrënia e përditshme e frutit për 12 javë përmirësoi disponimin dhe reduktoi problemet në lidhje me kujtesën dhe shëndetin mendor, zbuloi një studim. Studiuesit shpresojnë se gjetjet e tyre mund të ndihmojnë në parandalimin e demencës, e cila aktualisht nuk ka një kurë të njohur. Profesor Robert Krikorian, tha: “Nuk është e qartë se kur ose nëse terapia efektive do të jetë e disponueshme; parandalimi dhe zbutja përmes zgjedhjeve dietike dhe stilit të jetesës është aktualisht qasja më e mirë që kemi”, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. Ai shtoi: “Gjetjet tona ka të ngjarë t’i atribuohen veprimeve anti-inflamatore të anthocyanins që gjenden në luleshtrydhe”. Luleshtrydhet janë të rëndësishme për mbajtjen e një diete të shëndetshme, pasi ato ofrojnë 100 për qind të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës C në një porcion të vetëm një filxhani. Ato përmbajnë gjithashtu lëndë ushqyese të shëndetshme për zemrën, transmeton Klankosova.tv.