Ngjyra e veshjes përmirëson disponimin NULL NULL 10.05.2016 13:30 10.05.2016 13:30 Ndonjëherë e zgjedhim ngjyrën e rrobave varësisht prej asaj se si ndjehemi, e ndonjëherë për ta ndryshuar disponimin. Për shembull, e kuqja e përshpejton pulsin dhe e shton vetëbesimin, ndërsa e kaltra relakson. Ngjyra e veshjes mund ta përmirësojë disponimin, por edhe ta prishë, ta shpejtojë apo ngadalësojë pulsin, të ndikojë në atë që të ndjehesh me vetëbesim apo me pasiguri. Prandaj, mos vishni diçka vetëm pse ajo ngjyrë ju përshtatet mirë me flokë apo sy, por keni kujdes edhe si ndikon në disponimin tuaj. Po ashtu, shumë njerëz pavetëdije zgjedhin ngjyrat sipas asaj se si ndjehen në atë çast. E kuqja E kuqja e shton vetëbesimin dhe kontribuon që të shquheni në një grumbull njerëzish. Ajo tregon guxim dhe e lehtëson marrjen e vendimeve. Në shumicën e botës kjo ngjyrë ka oreolin e joshjes së fuqishme. Për shembull, në Indi kjo është ngjyrë të cilën e mban nusja në kurorëzim. Efektin e të kuqes e zbut e bardha apo ajo bezh. E verdha Kjo ngjyrë diellore e pozitive ndihmon në afrimin e njerëzve, madje edhe me ata të cilët mund t’i quajmë kryelartë apo bukur të turpshëm. Po vendosët të visheni me kombinim të verdhë, keni kujdes të mos e teproni me verdhësi. Mjafton një detaj, për shembull mund të jetë kjo fanella apo fundi, këpucët, çanta, shalli, por kurrsesi të gjitha bashkë në këtë ngjyrë. E kaltra Ajo është e kundërta e plotë e ngjyrës së kuqe. I ngadalëson të rrahurat e zemrës dhe e zbret tensionin e gjakut, prandaj është ideale për ndjenjë relaksi. Po ashtu, kjo ngjyrë tek të tjerët krijon përshtypje të parë pozitive dhe është ideale, për shembull, për bisedë për punë apo dalje me dikë i cili u pëlqen. Në qoftë se nuanca e së kaltrës është tepër e errët, mund të zbutet me ngjyra të ndritshme. E gjelbra Kjo ngjyrë qetëson e freskon. Do të thotë, po të doni të ndjeheni ashtu, vishni diçka gjelbër. Ajo ka shumë nuanca, kështu që është e përshtatshme për të gjitha tipat e lëkurës, përkatësisht gjithkush mund ta gjejë nuancën e cila i rri mirë. Të gjelbrën do ta theksojnë shtojcat me ngjyrë neutrale. Efekt të mirë për disponim do të ketë edhe veshja me ngjyrë neutrale me shtojcë, për shembull, gjerdanin e gjelbër. Vjollce Është e përkryer për të krijuar përshtypjen e njeriut me përvojë e vetëbesim. Si edhe e kaltra, është zgjidhje e shkëlqyeshme për krijimin e përshtypjes së parë pozitive. Ajo nxit krijimin e ndjenjës së spirituales – sikur në njëfarë mënyre ju ngrit mbi gjërat e përditshme, tokësore. Po ashtu, fytyrës së re i jep një dozë serioziteti e pjekurie. Ngjyrën vjollce e plotësojnë mirë nuancat pastel. E zeza Kjo ngjyrë ju rri mirë gati të gjithëve, kurse është e njohur për të krijuar efektin vizuel të të hollës dhe i kontribuon dukje elegante. Nga ana tjetër, e zeza lë përshtypjen e pikëllimit, e kështu mund të ndikojë edhe në ndjenjat e atij që i vesh. Po deshët të dukeni elegant, e më pak morbid, kombinojeni me detaje të ngjyrave të gjalla. E portokallta Kjo ngjyrë është kombinim i karakteristikave të së verdhës e të kuqes. Është stimulues i shkëlqyeshëm për aktivitete të ndryshme, si dhe për zgjimin e kreativitetit. Duket shkëlqyeshëm në kombinim me ngjyrat e ftohta e neutrale, shkruan Bright Side.