“Ngjitja e malit”, ushtrimi që forcon trupin tuaj NULL NULL 09.07.2021 23:56 09.07.2021 23:56 Ushtrimi “Ngjitja e malit” zakonisht bëhet me lëvizje të shpejta dhe është pjesë e ushtrimeve kardio. Por, trajnerët e fitnesit së fundmi rekomandojnë që ky ushtrim të bëhet ngadalë për të pasur sa më shumë efekte. Ky ushtrim i bën mirë shpinës tuaj dhe ju ndihmon që të keni lëvizshmëri më të madhe në gjymtyrët tuaja. Nëse këtë ushtrim nuk mund ta bëni ngadalë, atëherë provojeni duke i vendosur duart në karrige. Më poshtë gjeni, hap pas hapi, se si duhet ta realizoni këtë ushtrim: Qëndroni në pozicionin shtytës Shtyjeni ngadalë gjurin e djathë në drejtim të bërrylit të djathë Këmbën e djathtë zgjateni prapa dhe këtë veprim përsëriteni edhe me këmbën e majtë. Shtrëngoni ijet dhe shmangni që të shkojnë drejt dyshemesë Përsëriteni këtë nga 15 herë në të dyja këmbët