Ngjarja horror në Korçë: 41 vjeçari kishe debatuar me bashkëshorten NULL NULL 05.12.2016 11:15 05.12.2016 11:15 Lidhur me krimin makabër në qytetin e Korçës, ku babai vari dy fëmijët e tij të mitur dhe pastaj veten, kanë dalë detaje të reja. Fqinjët e viktimës kanë deklaruar se ngjarja mund të ketë ndodhur pas konflikteve që autori kishte pasi me bashkëshorten e tij Marsela Toshi, 24 vjeçe nga Fieri. “24vjeçarja ka shkuar rreth orës 02:00 të mëngjesit për të marrë fëmijët, por ka debatuar me bashkëshortin dhe më pas është larguar. Pas këtij momenti 41vjeçari Naum Toshi ka kryer krimin”, shprehen fqinjët. Këta të fundit kanë shtuar se gruaja prej disa javësh e kishte braktisur kryefamiljarin, i ardhur rreth dy muaj më parë nga Greqia ku punonte si emigrant. Njëkohësisht fqinjët thonë se kanë dëgjuar sherr e ulërima rreth orës 2 pas mesnate, shkruan gazeta Shekulli. Sipas tyre, çifti kishte debate të shpeshta pas kthimit nga Greqia, për shkak edhe të diferencës së madhe në moshë. Ndërkohë që Marsela Toshi, prej të paktën dy javësh ishte larguar nga banesa. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.