Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ngërçi politik, takohen Ali Ahmeti e Zoran Zaev

NULL NULL
25.04.2017 19:23

Aktivitetet dhe deklaratat e shumicës së re parlamentare në drejtim të zhbllokimit të Kuvendit janë intensifikuar kurse në kuadër të kësaj u takuan edhe dy liderët Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti por partitë vazhdojnë të mbajnë të fshehur strategjinë që do të zbatojnë, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë Alsat mëson se kreu i LSDM-së ka marrë garancë të plotë nga Ahmeti për mbështetjen ndaj hapit të ardhshëm për zhbllokimin e institucionit ligjvënës gjegjësisht zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Publikisht dy partitë, deklaruan se do të veprojnë si shumë e koordinuar kurse zgjidhja mund të pritet në çdo moment.

“Ka takime të rregullta mes kryetarëve të partive politike që formojnë shumicën kështu që nuk ka asgjë për t’u habitur që të ketë takime të përditshme mes Ahmetit dhe mandatarit të ri Zaev. Bisedimet janë në kuadër të shumicës e cila e fitoi besimin e qytetarëve. VMRO-DPMNE-ja është e kaluar prandaj bisedimet do të vazhdojnë vetëm mes shumicës. Çdo ditë është e mundur zgjedhja e kryetarit të Kuvendit”, deklaroi Lupço Nikollovski, LSDM.

Megjithatë VMRO-DPMNE-ja thotë se nuk do të heqë dorë nga rezistenca ndaj çdo iniciative kurse LSDM-ja dhe partitë shqiptare do të përballen edhe me revoltën e qytetarëve. Kreu i kësaj partie Nikolla Gruevski deklaroi se populli është mashtruar me platformën e Tiranës.

“Dua të potencoj se kur një parti del në zgjedhje dhe thotë diçka dhe më pas do të bëjë diçka tjetër dhe me këtë do të bëjë manipulim të rëndë zgjedhor, ajo parti duhet të presë të ballafaqohet me revoltën e qytetarëve dhe kjo i ndodh Maqedonisë dhe LSDM-së prandaj edhe njëherë potencoj se zgjidhja më e mirë për këtë krizë janë zgjedhjet e shpejta dhe të parakohshme parlamentare bashkë e ato lokalet të cilat janë shtyrë përshkak të veprimeve të LSDM-së. Pastaj ata le të dalin në zgjedhje me atë që ofrojnë, me atë që kanë pranuar, me platformën e Tiranës, me gjithë çka duan”,deklaroi Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE.

Vazhdimi i tetëmbëdhjetë i seancës konstituive u ndoq me interesim të madh nga mediat megjithatë u zhvillua dhe u mbyllë në mënyrën e zakonshme, me replika dhe kundër-replika kryesisht mes vetë deputetëve të VMRO-DPMNE-së pa ndërhyrjen e LSDM-së.

lajme të ngjashme