Ngërçi politik, Osmani e gatshme për konsultime me liderët e partive NULL NULL 25.04.2025 18:09 25.04.2025 18:09 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tashmë ka ofruar gatishmëri të plotë për konsultime me liderët e partive, kurdo që ata e shohin të nevojshme, deklaroi për Klankosova.tv Bekim Kupina, këshilltar për media. Presidentja Osmani, nëpërmjet letrës drejtuar kryesuesit të seancës, Avni Dehari, më 16 prill, tashmë u ka ofruar përfaqësuesve të partive mundësinë për takime, duke shprehur gatishmërinë e plotë për konsultime lidhur me situatën në Kuvend, kurdo që ata e shohin të nevojshme, shtoi ai. Sot u mbajt seanca e katërt me radhë që ka dalë në votim e propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulen Haxhiu, e cila sërish nuk mori vota të mjaftueshme. Seanca tjetër mbahet pas 48 orësh, të dielën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.