Ngadalësohet rritja ekonomike e ShBA-së NULL NULL 27.04.2023 19:27 27.04.2023 19:27 Rritja ekonomike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ngadalësuar në tre muajt e parë të vitit. Këtë periudhë bizneset reduktuan investimet përballë rritjes së kostove të huasë, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv. Ekonomia ka shënuar rritje prej 1.1 përqind në baza vjetore, ka njoftuar Departamenti i Tregtisë. Kjo shënon një rënie prej 2.6 përqindësh në çerekun e parë të vitit, pavarësisht shpenzimeve të mëdha konsumatore. Analistët në anën tjetër janë duke vështruar me nervozizëm se si ekonomia më e madhe globale po përballet me shkallë të lartë të normave të interesit dhe rritjes së çmimeve. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.