Nga Ujësjellësi për banorët e Dardanisë: Furnizimi me ujë rikthehet sonte NULL NULL 17.01.2021 17:02 17.01.2021 17:02 Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka njoftuar banorët e lagjes “Dardania” në Prishtinë se sonte nga ora 18:00 deri në 18:30 parashihet që të rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm. “Të nderuar konsumatorë të lagjes ” Dardania” në Prishtinë, fillimisht kërkojmë ndjesë për pritjen tuaj që të iu vie sa më shpejtë uji në kroje. Ju njoftojmë se ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë ende duke intervenuar në sanimin e defektit në dy pika kyçe, në rrugën ” Garibaldi” dhe te ” Santea””, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova. “Kur kemi intervenime në gypa të mëdhenj, parashikimi i saktë i përfundimit të sanimit është i pamundur, sepse përgjatë procesit të punimeve, atëherë kur natyra e defektit është më e ndërlikuar, mund të dalin probleme dytësore nëntokësore. Sipas informacioneve nga terreni, punimet po vazhdojnë pandërprerë dhe rikthimi i furnizimit me ujë parashihet rreth orës 18:00-18:30”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 4 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 7 orë më parë