Nga takimi i presidentes nuk pritet ndonjë rezultat konkret NULL NULL 02.07.2025 08:52 02.07.2025 08:52 Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot veç e veç do t’i takojë liderët e partive politike në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për kapërcimin e ngërçit në Kuvend. Kjo temë me rëndësi të veçantë për vendin, u diskutua sot me panelistët e ftuar në studion e emisionit Ora 7 në Klan Kosova. Nga ata u tha se nuk presin asgjë të re nga këto takime. Sipas tyre presidentja Osmani, është edhe bashkëfajtore lidhur me situatën sepse është dashur të reagonte edhe më herët. Derisa kjo e fundit, është shprehur e gatshme që t’i kërkojë sqarime shtesë Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e nxjerrë para pak ditësh, ku specifikon se konstituimi i Kuvendit duhet të ndodh brenda 30 ditëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025