Nga student në lider në Teksas, Mulliqi sjell rrëfimin e jashtëzakonshëm në Klan Kosova (VIDEO) NULL NULL 01.07.2025 09:56 01.07.2025 09:56 Shqiptaro-amerikani, Gino Mulliqi, solli ekskluzivisht në Klan Kosova rrëfimin e tij jetësor. Nga fillimet e jetës në Shtetet e Bashkuara e deri më tani kur arriti të bëhet nënkryetar i Komunës së Wylie-it në Texas. Mulliqi shpjegoi se në ShBA shkoj për të studiuar, e mbeti atje për kaq shumë vite. “Unë gjithë kam pasur dëshirë të studioi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithëse kisha familjarë në një vend, atëherë në ngreh më shumë me shku në bazë të rrëfimeve të familjarëve të tu”, deklaroi ai. “Me një program e bëra që të shkoj në Amerikë dhe përfundova shkollën e mesme. Jetova në një familje amerikane. Kisha familjarë në New York dhe kisha dëshirë që t’i përfundoj studimet në Shtetet e Bashkuara. Shkova në New York dhe nga aty filluan studimet, filloi puna, filloi jeta dhe nga pe shtyjmë edhe një javë edhe një muaj edhe një vit dhe kështu fillon njeri të mbetet”, deklaroi ai në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.