Nga sot të gjithë ata që kthehen nga Kosova në Gjermani obligohen të testohen për COVID-19 NULL NULL 08.08.2020 08:18 08.08.2020 08:18 Ambasada e Kosovës në Gjermani nëpërmjet një njoftimi ka se nga data 8 gusht të gjithë banorët rezidentë që i kanë kaluar pushimet në Kosovë dhe që kthehen në Gjermani obligohen t’i nënshtrohen testimit. “Për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe Gjermanisë si dhe personat që kanë dyshtetësinë apo janë banorë rezidentë në Gjermani dhe kalojnë pushimet verore në territorin e Republikës së Kosovës: Nga data 8 Gusht 2020, me vendim të Qeverisë së Gjermanisë, Testimi për COVID 19 është OBLIGATIV posa të ktheheni në Gjermani”. Njoftimi i plotë: NJOFTIM Për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe Gjermanisë si dhe personat që kanë dyshtetësinë apo janë banorë rezidentë në Gjermani dhe kalojnë pushimet verore në territorin e Republikës së Kosovës: nga data 8 Gusht 2020, me vendim të Qeverisë së Gjermanisë, Testimi për COVID 19 është OBLIGATIV posa të ktheheni në Gjermani. Pasi të bëhet testimi dhe deri në marrjen e rezultatit, duhet respektuar masa e vetizolimit. Nëse testi është negativ atëherë lejohet dalja nga vetizolimi. Nëse testi është pozitiv atëherë duhet zbatuar udhëzimet e mjekëve dhe Enteve Shëndetësore gjermane në vendbanime. Në rast të mozbatimit të OBLIGIMIT për test masat e Qeverisë së Gjermanisë parashohin penalizime financiare nga 150 deri në 25.000 Euro. Aerportet ku mund të bëni testet – pa pagesë: Berlin, Bremen, Dortmund, Düsseldorf, Frankfurt am Main, Hamburg, Hannover, Leipzig/Halle, Memmingen, Muenchen, Koeln/Bonn, Nuernberg, Saarbruecken, Stuttgart Nëse udhëtoni me makinë, autobus apo tren nga Kosova në Gjermani testet mund t’i bëni edhe në stacione të Trenave (Munih, Nuernberg) si dhe në kufirin Austri- Gjermani në Autostradë në “Rastanlage Hochfelln- Nord” në Autostadën A 8 pranë Bergen. Edhe në stacionin e Autobusëve në Berlin (ZOB) mund të bëhen teste. Nëse nuk arrini të testoheni në aeroporte apo edhe rrugë tokësore atëherë duhet të përmbushni obligimin ligjor dhe të lajmëroheni tek mjeku i shtëpisë apo Enti Shëndetësor i Komunës ku jetoni dhe testoheni! Nëse jeni Transit në Gjermani nuk keni obligim për testim. Kujdesuni për veten dhe të afërmit tuaj: Maskë, Distancë, Higjienë! Me respekt, Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 24/06/2025