Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nga Prizreni në Indonezi me biçikletë për t’i propozuar të dashurës, Ceki Hoti nga Prizreni (VIDEO)

NULL NULL
12.08.2024 13:05
Ceki Hoti
Ceki Hoti

Ceki Hoti nga Prizreni ka folur për një eksperiencë të tijën që do ta fillojë nga java e ardhshme.

Bëhet fjalë për nisje me biçikletë nga Kosova për në Indonezi, për t’i propozuar të dashurës së tij.

Në Ora Shtatë të Klan Kosovës, Hoti ka thënë se kjo është një përvojë që me padurim pret ta nisë.

“Edhe për nga ana fizike jam i gatishëm, por edhe për nga ana psiqike poashtu jam i gatishëm. Do të jetë sfidë shumë e madhe, por shpresoj se do t’ia dalë”.

“Nisja për në Indonezi do të jetë të mërkurën po besoj, por mundem të nisëm dy apo një ditë me vonesë. 13 mijë kilometra janë deri në destinacion nga Kosova ku do të shkojë”, ka thënë Hoti. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme