Nga Osaka drejt Tokios me tren, Vjosa Osmani gati për takime bilaterale (VIDEO) NULL NULL 12.06.2025 14:31 12.06.2025 14:31 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nisur nga Osaka drejt Tokios me tren për takime të rëndësishme. Përmes një postimi në Facebook ku ndau një video brenda trenit, ajo tha se në Tokio do të takohet me perandorin e Japonisë, kryeministrin e këtij shteti, biznese dhe organizata të tjera. “Rrugës në tren për në Tokio nga Osaka ku Republika e Kosovës kishte një ditë të suksesshme të prezantimit të saj EXPO 2025. Tani në Tokio kemi agjendë të ngjeshur me takime bitalerale me perandorin e Japonisë, poashtu kryeministrin e Japonisë, me biznese dhe organizata të tjera. Kemi raporte të fuqishme të cilat shpresojmë që do të thellohen edhe më tej”, tha Osmani, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan 8 minuta më parë
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 6 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 8 orë më parë