Nga mesnata ulet çmimi i dizelit në Maqedoninë e Veriut NULL NULL 01.02.2023 14:17 01.02.2023 14:17 Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoninë e Veriut solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,08 % në raport me vendimin e datës 30.1.2023, shkruan Alsat.mk, transmeton Klan Kosova. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,50 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 2,00 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë. Nga data 2.2.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 84,00 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 86,00 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) 82,00 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 80,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 41,346 (denarë/kilogram)
Kosova OBSh-ja: Numri i viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri mund të shkojë në mbi 20 mijë 2 months
Kosova Lajçak: I lumtur që Kosova e pranoi propozimin e BE-së për normalizimin e raporteve me Serbinë 2 months