Nga më e shëmtuara e klasës, në modelen më të paguar në botë NULL NULL 01.06.2016 20:20 01.06.2016 20:20 Ajo është ikona e stilit e kontratat e saja janë milionëshe. Dikur ishte një 14 vjeçare që sapo kishte filluar hapat e modelimit, e më pas u bë modelua më e paguar në botë. Mirëpo dikur Gisele Bundchen, nga shokët e klasës cilësohej si më e shëmtuara, për shkak se kishte dhëmbë të shtrembër, ishte shumë e dobët e kishte këmbë po ashtu të shtrembra. Ndërsa sot, si gruaja më e bukur në botë, ajo është shënjestra e zilisë së vajzave të gjithë botës. Shokët e klasës, i kishin vënë pseudonime si Olive Oyl që është gruaja e Popeye në filmin e famshëm vizatimor dhe lihej gjithmonë jashtë aktiviteteve shkollore, për shkak se askush s’donte të vallëzonte me të. Në moshën e saj të adoleshencës, modelja Braziliane në një intervistë për Neë York Times, thotë se ishte subjekti i shumë ngacmimeve nga moshatarët e saj. “Isha gjithmonë shumë e dobët. Zakonisht fytyra më skuqej nga dielli ngase luaja shumë volejboll. Mendoja se të më ngacmonin ishte gjithçka që do të kisha në jetë”, ka thënë Bundchen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "Xheloze për suksesin e saj" - Gazetari meksikan flet për motivin e vrasjes së influenceres gjatë live-it në TikTok (VIDEO) 4 weeks