Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Nga lufta në liri”, ekspozitë për Ditën e Çlirimit të Kosovës

NULL NULL
10.06.2025 09:30
Flamuri i Kosovës në një nga shkollat e vendit. Foto: AP

Biblioteka Kombëtare e Kosovës (BKK), Instituti për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK) dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës, nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), me rastin e shënimit të 26-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, organizojnë ekspozitën “Nga lufta në liri: Çlirimi i Kosovës në dokumente, kujtime dhe medie”.

BKK njofton se ekspozita do të mbahet më 11 qershor 2025 nga ora 11:00 në hollin i ekspozitave të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Në këtë ekspozitë do të prezantohen libra, monografi dhe periodikë nga koleksioni i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Pastaj dokumente historike, fotografi dhe video nga fondi i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, dokumente të përzgjedhura nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës si dhe eksponate nga fondi i Muzeut Kombëtar të Kosovës. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme