Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nga kunata te miqtë me grante, punësimet “familjare” në Gjilan (VIDEO)

NULL NULL
08.07.2025 19:48

Mjafton të klikosh emrin e tj, për t’i parë lajmet e shumta për punësimet familjare.

Alban Hyseni kryetari i komunës së Gjilanit, pasi rehatoi në intstitucione publike kunatën, avazin e njejtë e bëri edhe me rrethin shoqëror e më gjerë.

Kësaj radhe bëhet fjalë për zyrtarin në Drejtorin e Shërbimeve Publike, Taulant Maliqi.

Maliqi aty u punësua në fillim të vitit 2023 me konktratë mbi vepër, këtë e ka konfirmuar dhe vetë ai për Kiksin përmes një telefonate.

Por se cila ishte detyra e tij në këtë drejtori, Maliqi ka pohuar për emisionin se aty ka punuar si arkitekt.

Vetëm një vit pasi i përfundoi kontrata me komunën e Gjilanit, ish zyrtari komunal në  2024-ën përftoi nga një grant që e shpalli komuna.

Përmes thirrjes për mbështjetjen e bizneseve “Start Up”, ai u ndihmua me buxhet të komunës për hapjen e zyres së tij të arkitetkturës.

Prej vitit 2023, Komuna e Gjilanit hap një thirrje vjetore për fondin e ndërmarrësve të rinj dhe grave, që zakonisht njoftohet në pranverë dhe zgjat përreth një muaj.

 

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.