Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nga këto komuna vijnë tetë rastet e reja të vdekjeve me COVID-19

NULL NULL
27.01.2021 15:29

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tetë raste të vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19.

Personi më i ri që ka vdekur gjatë 24 orëve të kaluar si pasojë e infektimit me koronavirus është një person 54 vjeç nga komuna e Vushtrrisë.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Gjakovë 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (82 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (61 vjeç), Skenderaj 1 rast (74 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (54 vjeç)”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.