Nga java tjetër qytetarët mund ta zgjedhin llojin e vaksinës që do ta marrin NULL NULL 09.07.2021 17:05 09.07.2021 17:05 Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga java tjetër qytetarët mund të zgjedhin nëse do të vaksinohen me Pfizer ose AstraZeneca. Duke qenë që stoku aktual me vaksina kundër COVID-19 është i qëndrueshëm, Komiteti për imunizim kundër COVID-19 vendosi që qytetarëve t’u ofrohet mundësia që të përcaktohen për llojin e vaksinës që do ta marrin (në konsultim me mjekun e ekipit të vaksinimit), për aq kohë sa ekziston kjo mundësi. Kjo ministri iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i qasen platformës eKosova për caktim të termineve për vaksinim kundër COVID-19. Kategoritë të cilat mund ta caktojnë termine për vaksinim janë si në vijim: Qytetarët e moshës mbi 40 vjeç. Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe (me dëshmi mjekësore); Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës; Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK); pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë; pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës; zjarrfikësit; Qytetarët të cilëve u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave). Zyrtarët publikë; Zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit; Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror; Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës“Adem Jashari”; Zyrtarët doganorë; Gazetarët; Gastronomia-dëshmi kontrata e punës. Ministria e Shëndetësisë tërheq vërejtjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.