Nga janari deri në shtator janë kryer 187 operacione për heqje të gjirit NULL NULL 17.10.2022 15:15 17.10.2022 15:15 Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë periudhës janar – shtator 2022, janë kryer 183 operacione për heqje të tërësishme të gjirit dhe katër të tjera për heqje të pjesshme. Sipas ShSKUK-së, për 9 muaj, në këtë klinikë janë kryer edhe 132 anestezione lokale, 220 ndërhyrje të vogla kirurgjike- incizione. “Sipas raportit të punës, gjatë kësaj kohe janë bërë edhe 94 biopsi, 196 eho dhe 1 mijë e 190 punksione. Janë kryer edhe 1190 punksione të gjirit në ambulancë specialistike dhe shumë shërbime të tjera shëndetësore”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së. Kujtojmë se muaji tetor në të gjithë botën shënon muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.