Nga “hajvana” te “nomadë”, Kurti s’e ndal gjuhën përçmuese ndaj ‘opozitës’ NULL NULL 19.06.2025 11:45 19.06.2025 11:45 Kryetari i VV-së, Albin Kurti, i cili është edhe deputet dhe kryeministër në detyrë, ka folur sot për dështimet e njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit, transmeton Klankosova.tv Edhe këtë herë, ai vazhdoi me cilësime ndaj deputetët e ish partive opozitare, të cilët nuk po e pranojnë procesin e votimit të fshehtë – duke i quajtur “nomadë”, pasi sipas tij, ata nuk po duan të kenë shtëpi. “Mund të dëshirosh të kesh shtëpi dhe të mos kesh shtëpi e të jesh refugjat, ta zëmë. Por ata të cilët nuk duan të kenë shtëpi janë nomadë. Ky është thelbi i nomadit. Prandaj këta janë deputetë nomadikë, të cilët nuk dëshirojnë të kenë shtëpi të tyre, sepse shtëpia – Kuvendi, Parlamenti i Republikës – është shtëpia e deputetëve, sidomos opozitarëve”, ka thënë Kurti. Kujtojmë se Kurti i ka quajtur “hajvana” partitë opozitare në orët e para të 10 shkurtit pasi kishte marrë vesh se dolën të parët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 19 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 22 orë më parë