Nga e premtja fillon greva e punëtorëve të sigurimit të QKUK-së NULL NULL 09.07.2025 14:19 09.07.2025 14:19 Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka bërë të ditur se të premten, me 11 korrik, duke filluar nga ora 10:00, para Administratës së QKUK-së do të mbahet greva e paralajmëruar. Në njoftimin e lëshuar për media nga FSPTSPK thuhet se nesër do të mbajnë takimin e fundit përmbyllës të të gjithë këtij procesi, në QKUK në mes të Sindikatës të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës dhe drejtorit të QKUK-se, Osman Hajdari. “Ju thërrasim që të premten, me datë 11.07.25 duke filluar nga ora 10:00, para Administratës së QKUK-së të fillohet më grevën e paralajmëruar”. “Sipas të gjitha informacioneve akteret kryesorë po e vonojnë nënshkrimin e kontratës për qëllime të tyre individuale, që në fakt ky proces ka mundur të përfundoi për vetëm tri ditë angazhim”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv Sigurimi i QKUK-së, rojeve u paguhen vetëm 21 ditët e qershorit (VIDEO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpërthejnë mesazhet, viktimat e Mërgim Gashit flasin hapur për mashtrimet (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan 6 orë më parë