Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nga e hëna falas polica e sigurimit për diasporën, Kurti: Kosova ju pret me krahë t’hapur

NULL NULL
29.06.2024 10:34
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti u ka uruar mirë se ardhje në vendlindje të gjithë mërgimarëve.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se nga e hëna ata do të mund të marrin falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse.

“Të dashur bashkatdhetarë, si çdo verë, e përherë, Kosova ju pret me krahë t’hapur dhe zemrën plot”.

“Ju që do të vini me automjete, nga e hëna mund të merrni falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse. Mirë se vini në vendlindje! Pushime të këndshme!”, ka shkruar Kurti. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.