Nga akuzat për haraç tek mbështetja për ushtrinë, territorin dhe taksën – ky është koalicioni AAK-PSD NULL NULL 19.08.2019 15:55 19.08.2019 15:55 Sot është nënshkruar koalicioni i parë parazgjedhor ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate. Ky bashkëpunim i tyre ka ardhur pas shumë bisedimeve ndërmjet dy partive, njofton Klan Kosova Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas nënshkrimit të marrëveshjes e falënderoi Shpend Ahmetin për mbështetjen që ia dha në formimin e ushtrisë. Ai tha se gjatë kësaj kohe kanë pasur edhe arsye për t’u sharë, por momenti i Ushtrisë i ka tejkaluar të gjitha. Ndërsa Shpend Ahmeti tha se “AAK-në e kane quajtur parti të haraçit për shkak të bashkëpunimit që kanë pasur me PAN”. Duke i tejkaluar gjërat e të kaluarës ata sot janë bërë bashkë siç thonë për koalicion të fitores, njofton Klan Kosova. Për Ahmetin e rëndësishme do të mbetet implementimi i programit të tyre, ndërsa Haradinaj rithekson se janë të hapur për bashkëpunim sidomos me NISMA-n dhe AKR-në. LAJMI I FUNDIT: AAK dhe PSD e zyrtarizojnë koalicionin – garojnë me një listë zgjedhore klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë