Nga 445 policët që do të betohen sot, 345 janë djem dhe 100 vajza, thotë kryeministri NULL NULL 18.04.2024 10:19 18.04.2024 10:19 Kadetë të Policisë së Kosovës gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 57-të, 13 shkurt, 2023. Foto ilustruese: Presidenca e Kosovës Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës, ku është shprehur se sot vendit tonë do t’i shtohen edhe 445 policë të rinj të cilët do të shërbejnë gjithandej nëpër Kosovë. Ai është shprehur se nga 445 policët që do të betohen sot, 345 janë djem dhe 100 vajza, njofton Klankosova.tv. “Sot policisë sonë po i bashkohet gjenerata e 59-të e policëve. Vendit tonë do t’i shtohen edhe 445 policë të rinj të cilët do të shërbejnë gjithandej nëpër Kosovë, në stacione dhe në njësite e detyra të ndryshme duke i dhënë një mazë përforcuese dhe përtëritëse kolegeve tjerë policë. Te figura e policit janë të përbashkuara personifikimi i zbatimit të ligjit dhe i respektimit të rendit publik si dhe vet imazhi dhe autoriteti i shtetit dhe shoqërisë përkatëse. “Nga 445 policët që do të betohen sot, 345 janë djem dhe 100 vajza, kurse 357 policë janë shqiptar dhe 88 nga komunitetet joshumicë. Kjo do të thotë se raporti gjinor i kësaj gjenerate është 1 me 4, apo çdo i pesti pjesëtar është police, ndërkaq raporti etnik është 80 përqind policë shqiptarë dhe 20 përqind policë nga komunitet joshumicë”, është shprehur ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 15 orë më parë