Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nga 32 në 36 ekipe, këto janë ndryshimet e UEFA-s në Champions

NULL NULL
10.05.2022 18:20
UEFA-Champions-League
UEFA-Champions-League

Numri i skuadrave pjesëmarrëse në Champions League do të rritet nga 32 në 36.

Ky ndryshim do të hyjë në fuqi nga edicioni 2024/25, siç njofton UEFA.

Bazuar në ndryshimet secilës skuadër pjesëmarrëse do t’i garantohen së paku tetë ndeshje kundër tetë kundërshtarëve të ndryshëm, katër ndeshje si vendas dhe katër tjera në udhëtim.

UEFA bën të ditur se tetë skuadrat më të mira do të kualifikohen automatikisht në fazën e eliminimit direkt.

Ndërkaq skuadrat nga pozita e nëntë deri në pozitën e 24-të do të garojnë në një “Play-Off” me dy ndeshje, për të siguruar pastaj një vend në 16-she, raporton BBC përcjell Klankosova.tv.

Ndryshime të ngjashme pritet të aplikohen edhe në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.