Nga 1 prilli mund të shtrenjtohet rryma për 35% NULL NULL 07.02.2025 12:31 07.02.2025 12:31 Faturat e energjisë elektrike Sërish mund të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike, dhe atë për 35 për qind. Sipas burimeve të Klanit brenda ZRRE-së, vendimi tashmë është në tavolinën e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, dhe pritet të hyjë në fuqi nga 1 prilli, anise ende nuk është bërë publik. Ky vendimi, sipas të njëjtave burime është marrë për shkak se kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë i kanë bërë kërkesë ZRRE-së për rritjen e të hyrave të lejuara maksimale e që i bie rreth 145 milionë euro më shumë këtë vit, krahasuar me vitin paraprak, raporton Klan Kosova. Kështu për vitin 2025 të hyrat maksimale është kërkuar të arrijnë në 545 milionë euro. Nëse kjo rritje do të miratohet atëherë ajo do të nënkuptonte shtrenjtim të rrymës. Lidhur me këtë gjatë të premtës ka pasur një reagim nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Pavarësisht se ZRRE as nuk e mohon dhe as nuk e pohon një shtrenjtim të tillë, sipas tyre, çdo deklaratë ose informacion lidhur me rritjen e tarifave të energjisë elektrike në këtë moment është i pavërtetë. “Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) informon opinionin publik se ka pranuar aplikacionet nga operatorët e licencuar, në përputhje me kërkesat ligjore, për përshtatjet e të hyrave të lejuara maksimale. Këto aplikacione janë aktualisht në proces të vlerësimit nga ZRRE, dhe pas përfundimit të këtij procesi, ZRRE do të publikojë raportin konsultativ, i cili do të ndahet me publikun për shqyrtim dhe komente”, shkruhet në reagim. “Dëshirojmë të sqarojmë për opinionin publik se çdo deklaratë ose informacion lidhur me rritjen e tarifave të energjisë elektrike në këtë moment është i pavërtetë dhe ka për qëllim dezinformimin e opinionit publik. Këto pretendime nuk kanë asnjë lidhje me të dhënat aktuale të pranuara nga operatorët e licencuar dhe nuk pasqyrojnë procesin në vazhdim të vlerësimit nga ZRRE. ZRRE fton të gjitha palët e interesuara dhe qytetarët që për çdo pyetje, shqetësim ose informacion lidhur me këtë proces, të kontaktojnë drejtpërdrejt me ZRRE për të marrë informacionin e saktë dhe të bazuar në procedurat ligjore dhe rregullative të përcaktuara”, vazhdon shkrimi i ZRRE-së. Sipas tyre, angazhimi i kësaj Zyre është që të sigurojnë një proces transparent dhe të drejtë, që i shërben interesave të qytetarëve dhe zhvillimit të sektorit të energjisë në përgjithësi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova 130 mijë euro i kapi pak nga pak, pronarja e zbulon punëtoren në Malishevë dhe e çon në Polici 2 orë më parë