Nga 1 korriku, qeveria nis subvencionimin e policave kufitare për mërgatën NULL NULL 28.06.2024 20:09 28.06.2024 20:09 Pika kufitare në Merdare Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se nga 1 korriku, qeveria do të fillojë me subvencionimin e policës kufitare për mërgatën. Murati tha se nga e hëna, më 1 korrik, të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë, do të mund ta marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse. “Polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri 1 muaj nga dita e lëshimit/hyrjes në Kosovë dhe subvencionohet vetëm për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse”, tha Murati, transmeton Klankosova.tv. Më tej, Murati bëri të ditur se në subvencionim nuk përfshihen policat kufitare me afat vlefshmërie më shumë se 1 muaj si dhe nuk përfshihen automjetet siç janë autobusët, kamionët e motoçikletat. “Gjithashtu, policat që merren në zyrat e BKS brenda territorit, e jo në pikat hyrëse kufitare, nuk mbulohen nga subvencionimi”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti uron kryeministrin e ri holandez: Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin mes dy shteteve tona 3 orë më parë
Kosova Osmani: Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut pikënisje e idesë së kahmotshme për Kosovën e pavarur 8 orë më parë