Neziri: Big Brother ka afruar afër vetës të gjitha mediat (VIDEO) NULL NULL 31.12.2023 19:44 31.12.2023 19:44 Producenti dhe opinionisti i Big Talk Kosova Nderim Neziri, ka folur për lojën që po zhvillohet nga banorët e formatit më të madh televiziv, Big Brother VIP Kosova 2. Ai në Big Talk ka thënë se këtë edicion është një fantastik i banorëve. “Kasti i banorëve të këtij edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova janë shumë më eksplicit. Kjo në fakt e ka bërë lojën më të ndezur, më flakë e ka bërë këtë Big Brother të jetë ky që është. Por të dy ruajnë veçanti dhe cilësi shumë të veçanta dhe shumë unike, ndryshe prej të gjithë Big Brother që i kam parë”, ka thënë Neziri. Neziri ka thënë se BBVK2 e ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave. “Media i ka hapur të gjitha portat me dashje apo pa dashje të gjitha portat për lajmet që lidhen me Big Brother VIP Kosova 2”, ka thënë Neziri./Klankosova.tv