Neymar ia uron ditëlindjen Messit (VIDEO) NULL NULL 24.06.2019 22:44 24.06.2019 22:44 Ylli brazilian, Neymar, ia ka uruar ditëlindjen yllit të Barcelonës, Lionel Messit. Neymar e ka uruar Messin nëpërmjet Instagramit, në mesin e spekulimeve se braziliani do të kthehet në skuadrën katalunase, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova. Ndërsa pronari i klubit Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë se nuk do të tolerojë “sjellje të lazdruara” në klub. Kjo vërejtje është konsideruar si një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj Neymarit. “Gëzuar ditëlindjen vëlla. Zoti ju bekoftë gjithmonë”, ka shkruar Neymar në Instagram. klankosova.tv