Newcastle me fitore komode ndaj Tottenhamit NULL NULL 13.04.2024 15:38 13.04.2024 15:38 Newcastle United ka shënuar fitore ndaj Tottenham Hotspur, me rezultat 4-0, në kuadër të xhiros së 32-të në Premier League. Golin e parë në ndeshje e realizoi Alexander Isak, në minutën e 30’, teksa vetëm dy minuta më vonë Anthony Gordon e shënoi golin e dytë për Newcastle. Me këtë epërsi prej dy golave të vendasve u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Isak ishte edhe njëherë në listën e golashënuesve, me një gol në minutën e 51’, pas një asistimi nga Bruno Guimaraes. Golin e fundit në këtë sfidë e realizoi Fabian Schar, në minutën e 87’. Newcastle pas fitores shkon në kuotën e 60 pikëve pas 32 ndeshjeve, teksa Tottenhami mbetet me 60 sosh në pozitën e pestë./Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.