Newcastle mban gjallë shpresat për top katërshe NULL NULL 17.03.2023 23:12 17.03.2023 23:12 Newcastle United ka shënuar fitore ndaj Nottingham Forestit, me rezultat të ngushtë 2-1, në kuadër të javës së 27-të në Premier League. Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Emmanuel Dennis, në minutën e 26′. Pak para se të përfundonte pjesa e parë Alexander Isak barazoi rezultatin. Në pjesën e dytë, Newcastle kaloi në epërsi me anë të Elliot Anderson, por goli u anulua për shkak të VAR-it. Newcastle nuk u dorëzua deri sa e gjeti golin e fitores në fund të ndeshjes me anë të Isak. Kështu Newcastle pas fitores renditet në vendin e pestë me 47 pikë, pas 26 ndeshjeve. /Klankosova.tv.