Newcastle-Arsenal, formacionet zyrtare NULL NULL 07.05.2023 16:37 07.05.2023 16:37 Newcastle United dhe Arsenali do të përballen në derbin e xhiros së 35-të të Premier Leagues. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “St James’ Park”, me fillim nga ora 17:30. Arsenali pas fitores në derbin e Londrës ndaj Chelseat do të synojë që të vazhdojë këtë ecuri dhe të mbajë gjallë akoma shpresat për titull, me Manchester Cityn, që renditet në pozitën e parë me katër pikë më shumë. Ndërkohë, Newcastle është në vendin e tretë në tabelë dhe do të tentojë që ta blindojë këtë vend me një fitore ndaj Topçinjve. Dy skuadrat i kanë publikuar formacionet zyrtare. /Klankosova.tv.