Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

New Yorku kërkon dëshmi vaksinimi për ata që duan të darkojnë apo të shohin shfaqje në ambiente të mbyllura

NULL NULL
04.08.2021 08:59

New Yorku të martën është bërë qyteti i parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që do të kërkojë dëshmi të vaksinave Covid-19, jo vetëm për ata që janë të punësuar, por edhe për të gjithë personat që duan të darkojnë brenda në ndonjë restorant, shohin shfaqje në ambiente të mbyllura, apo dhe të shkojnë në palestër.

Kryebashkiaku i qytetit Bill de Blasio vuri në dukje se politikat ekzistuese të qytetit, duke përfshirë një mandat vaksine për punonjësit e qytetit dhe pagesa stimuluese prej 100 dollarë, tashmë kanë kontribuar në rritjen e vaksinimeve, por ishte koha për të shkuar më tej, përcjell Klankosova.tv.

“Nëse doni të merrni pjesë plotësisht në shoqërinë tonë, duhet të vaksinoheni,” tha de Blasio në një konferencë shtypi të martën në mëngjes.

“Pra, është koha, dhe kjo do të dërgojë atë mesazh në mënyrë të qartë”.

Rreth 5 milion njujorkezë kanë pasur të paktën një dozë vaksine dhe rreth 66% e të rriturve në qytet janë plotësisht të vaksinuar, sipas të dhënave zyrtare.

lajme të ngjashme