New York Times: Shtatorja e Majlinda Kelmendit vendoset në qytetin e saj NULL NULL 29.02.2020 08:53 29.02.2020 08:53 “Normalisht shtatoret ngrihen për t’i nderuar personat që kanë ndërruar jetë. T’i ngritësh shtatore një personaliteti i cili është ende gjallë është një nder i jashtëzakonshëm që e gëzojnë shumë pak persona. Majlinda Kelmendi është një nga ato përjashtime”. Vendosja e shtatores së Majlinda Kelmendit në qytetin e Pejës ka kapur vëmendjen e gazetës më prestigjioze amerikane, New York Times. Kjo gazetë ka shkruar se atletja e parë nga Kosova që fitoi medalje të artë në Lojërat Olimpike, tashmë është bërë me shtatore në vendlindjen e saj. Qindra njerëz, duke përfshirë Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Viser, duruan shiun vetëm për ta parë nga afër shtatoren e bronztë të Kelmendit duke u zbuluar, shkruan New York Times, transmeton Klan Kosova. “Normalisht shtatoret ngrihen për t’i nderuar personat që kanë ndërruar jetë. T’i ngritësh shtatore një personaliteti i cili është ende gjallë është një nder i jashtëzakonshëm që e gëzojnë shumë pak persona. Majlinda Kelmendi është një nga ato përjashtime”, ka shkruar Federata Ndërkombëtare e Xhudos në faqen zyrtare. Shtatorja i ka kushtuar federatës kombëtare rreth 200 mijë euro dhe u skalit na dyshja artistike Gillie and Marc në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. klankosova.tv