Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

‘Nevojitet shumë më tepër përparim’ në tarifat e Kinës për të lehtësuar rrezikun e recesionit, thotë ekonomisti amerikan

NULL NULL
09.05.2025 18:06

Donald Trump sot paralajmëroi ulja e tarifave ndaj Kinës.

Në platformën Truth Social ai tha se “tarifa prej 80% ndaj Kinës duket e drejtë”.

Ekonomisti kryesor amerikan nga Morningstar, Preston Caldwell, për Sky’s Business Live tha se kjo do të ishte një “ulje e madhe” e normës aktuale prej 145%.

Por, ai theksoi se do të duhej të ulej shumë më tepër për të zvogëluar rrezikun e një recesioni.

“Ne po parashikojmë ende një ngadalësim të madh të rritjes së PBB-së gjatë viteve të ardhshme”, tha ai.

“Për ne, për të lehtësuar rrezikun e plotë të recesionit, duhet të shohim shumë më tepër përparim – 80% ndaj Kinës është vetëm fillimi”, shtoi Caldwell.

lajme të ngjashme