Neuropsikiatri pyet Kajtazin: Trego a je mirë, a s’je mirë? (VIDEO) NULL NULL 19.08.2024 21:49 19.08.2024 21:49 Neuropsikatri Sami Rexhepi ka pasur një moment interesant me analistin Vehbi Kajtazi në studion e Rubikonit. Kajtazi në një moment tha se ka pasur dëshmitarë që kanë marrë diagnoza sikur nuk janë mirë mendërisht ndonëse vuri në dyshim se a ka qenë kjo e vërtetë apo jo. “Unë kam raste për të cilat edhe ju e dini që dëshmitarë të caktum i keni nxjerrë të çmendun. Nuk e di [a kane qenë]”, ka thënë Kajtazi në Rubikon të Klan Kosovës. Ndërkaq, Rexhepi pati një replikë të pazakontë. “Unë njoh plot gazetarë që myten t’u rrejtë edhe vazhdojnë me punu në gazetari”. Gjatë debatit, neuropsikiatri pati njashtu një pyetje për Kajtazin: “Hajt tregomë, a je mirë, a s’je mirë? Po thotë [për Kajtazin], o jom mirë, o s’jom. Deklarohu”. Në anën tjetër, Kajtazi iu përgjigj duke i thënë se i nevojitet përgjigja e një profesionisti për këtë punë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 3 orë më parë