Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Neuer lë prapa Federer e Ronaldo

NULL NULL
21.05.2015 08:51
Manuel Neuer është vetëm i treti futbollist që merr çmimet UEPS dhe AIPS, pas Michel Platini në vitin 1984 dhe Lothar Matthaus në 1990-ën.

Manuel Neuer është votuar si sportisti më i mirë i vitit në Europë e Botë.

Gjermani që vitin e shkuar fitoi Bundesliga, Kupën e Gjermanisë, Kupën e Botës e sivjet prapë Bundesligën, pati përfunduar i treti në garën për Ballon d’Or.

Sivjet, gjermani mori dy çmime. Atë të ndarë nga UEPS (Association of European Sports Journalists) dhe AIPS (International Sports Journalists).

“Ky është rezultat i performancës së jashtëzakonshme, lojës fer, ndikimit në fushë dhe sjelljes së tij me mediat”, tha presidenti i UEPS, Yannis Daras.

Ndërsa, Neuer si gjithmonë modest, falenderoi shokët.

“Nuk do të merrja këto çmime pa bashkëlojtarët”.

Në garë për këto çmime ishin edhe Rodger Federer, fitues i 17 grand slamëve në tenis që doli i dyti dhe asi i Real Madridit Cristiano Ronaldo, që përfundoi i treti.

lajme të ngjashme