Netnyahu: Do të miratohet armëpushimi me Hezbollahun NULL NULL 26.11.2024 19:46 26.11.2024 19:46 Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Foto nga arkivi Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, njoftoi se kabineti i tij i sigurisë do të miratojë një marrëveshje armëpushimi për të ndërprerë luftimet me Hezbollahun në Liban. Sipas Netanyahut, marrëveshja parashikon që çdo përpjekje e Hezbollahut për t’u armatosur përsëri do të konsiderohet një shkelje e marrëveshjes, dhe Izraeli do të “reagojë ashpër” nëse kjo ndodh. Ai shtoi se disa figura të brendshme dhe ndërkombëtare e kanë paralajmëruar se armëpushimi mund të kufizojë mundësinë e Izraelit për t’u rikthyer në Liban, nëse situata kërkon ndërhyrje të mëtejshme. Megjithatë, Netanyahu e mbylli deklaratën duke theksuar se një marrëveshje e tillë mund dhe do të zbatohet. “Marrëveshja mund të bëhet e zbatueshme dhe ne do ta zbatojmë atë”, përfundoi lideri izraelit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.