Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Netflix zbulon datën e publikimit të dokumentarit të Martin Scorsese për turneun e Bob Dylan

NULL NULL
26.04.2019 15:08

Netflix ka njoftuar se do ta publikojë dokumentarin e Martin Scorsese për Bob Dylan më 12 qershor.

Dokumentari i quajtur “Rolling Thunder Revenue” sjell turneun e vitit 1975-1976 të cilin e kishte mbajtur Dylan e ku kishin performuar yje të tjera si Joan Baez, Mick Ronson dhe T-Bone Burnett.

Ky film është përshkruar “pjesërisht dokumentar, pjesërisht film koncertal, pjesërisht ëndërr zjarrmie”.

Aty do të ketë intervista me Dylan, si dhe filmi premton “ta pasqyrojë shpirtin e trazuar të Amerikës më 1975 si dhe muzikën e gëzueshme që Dylan e kishte performuar në vjeshtën e atij viti”.

lajme të ngjashme