Netflix paralajmëron debutimin zyrtar të dokumentarit “Harry & Meghan” NULL NULL 02.12.2022 13:40 02.12.2022 13:40 Platforma Netflix ka publikuar trailerin zyrtar për dokumentarët e ardhshëm në ardhje kushtuar Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it, të titulluar “Harry & Meghan”. “Pse keni dashur ta bëni këtë dokumentar?” pyeten ata në trailer, e më pas shfaqen një seri fotosh të çiftit në momente publike dhe private, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. “Askush nuk e sheh atë që po ndodh pas dyerve të mbyllura. Më duhej të bëja gjithçka që mundja për të mbrojtur familjen time”, dëgjohet të thotë Princi Harry. Projektin e ri artistik, Netflix e ka përshkruar atë si “një serial dokumentar të paprecedentë dhe të thelluar”. “Përgjatë gjashtë episodeve, seriali eksploron ditët klandestine të miqësisë së tyre të hershme dhe sfidat që i bënë ata të ndiheshin të detyruar të tërhiqeshin nga rolet e tyre me kohë të plotë në institucionin mbretëror”, thuhet pos tjerash, në një njoftim publik. Netflix nuk ka dhënë akoma asnjë datë të caktuar për premierën e dokumentarit të pjesës së parë, veç se ka bërë të ditur që kjo pritet të ndodh së shpejti.