Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Netanyahu pretendon se Izraeli ka plan “realist” për Rafahun

NULL NULL
17.02.2024 22:00
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu
Foto arkiv: Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, këtë të shtunë tha se forcat e tij kanë një plan “realist” për operacionet e tyre tokësore në qytetin e mbushur me njerëz në jug të Gazës – Rafah, ku ai po përballet me presionin ndërkombëtar në rritje për të mbrojtur civilët.

Rreth 1.5 milionë palestinezë po kërkojnë strehim në qytetin jugor të Gazës pranë kufirit me Egjiptin – shumë prej tyre tashmë të zhvendosur nga diku tjetër në enklavë.

Shefi i ndihmës i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths ka thënë se një operacion atje mund të çojë në “një masakër”. Palestinezët në qytet thonë se nuk kanë ku të shkojnë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Aftësia jonë për të hyrë në Rafah është provuar si realiste”, tha Netanyahu në një konferencë shtypi, duke pretenduar se ka hapësirë që të zhvendosurit të lëvizin në veri.

Shefi i qeverisë izraelite tha se ata këtë duhet ta bëjnë në një mënyrë të rregullt.

Ai, këtë javë tha se i tha presidentit amerikan Joe Biden, se Izraeli do të luftojë derisa të arrijë fitoren totale, dhe se kjo përfshinë gjithashtu ofensivën tokësore në Rafah. Ai tutje tha se kjo do të bëhet pasi qytetarët të lihen atje të evakuohen në vende tjera të sigurta.

Kur Biden foli me Netanyahun të enjten, ai i kërkoi atij të mos vazhdonte me operacione pa një “plan të besueshëm dhe të zbatueshëm për të garantuar sigurinë dhe mbështetjen për civilët”, sipas Shtëpisë së Bardhë.

lajme të ngjashme