Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Netanyahu paralajmëron Hezbollahun për front të ri të luftës

NULL NULL
22.10.2023 18:50

Kryeminstri izraelit, Benjamin Netanyahu vizitoi trupat në kufirin libanez në Izraelin verior, ku shkëmbimet në rritje të artilerisë kanë rritur frikën për hapjen e një fronti të ri lufte teksa Izraeli lufton me Hamasin në Gaza.

Ministria izraelite e mbrojtjes urdhëroi të dielën 14 komunitete të tjera t’u bashkohen dhjetëra që tashmë janë evakuuar nga zona kufitare.

Në rast të armiqësive të përshkallëzuara, Netanyahu tha se Hezbollahu “do të bëjë gabimin e jetës së tij. Ne do ta godasim atë me një forcë që as nuk mund ta imagjinojë, dhe rëndësia për të dhe shtetin e Libanit do të jetë shkatërruese”, raporton AFP, transmeton Klankosova.tv.

Hezbollahu është aleat me Hamasin, i cili shkaktoi dhunën e fundit të 7 tetorit që vrau të paktën 1.400 njerëz në Izrael, sipas autoriteteve.

Izraeli është kundërpërgjigjur me sulme ndaj Hamasit në Rripin e Gazës që kanë vrarë më shumë se 4.650 palestinezë, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës.

 

lajme të ngjashme