Netanyahu: Izraeli do të fitojë ‘me të gjitha forcat tona’ (VIDEO) NULL NULL 19.10.2023 21:13 19.10.2023 21:13 Benjamin Netanyahu u ka thënë trupave të tij se Izraeli “qëndron pas” tyre dhe se vendi “do të fitojë me të gjitha forcat”, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova. Kryeministri izraelit takoi sot ushtarët luftarak në kufirin e Gazës. Kur ai e pyeti nëse ishin gati – me sa duket duke iu referuar pushtimit të pritshëm tokësor – ata u përgjigjën: “Po, deri në fitore”. Më herët, ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Gallant, u tha trupave se së shpejti do ta shihnin Gazën “nga brenda”. Netanyahu postoi këtë video në X, me mesazhin: “Luftëtarët janë gati”. עם הלוחמים. מוכנים. pic.twitter.com/mVjwEFQXgC — Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) October 19, 2023