Netanyahu ‘i vendosur’ të bëjë presion mbi Hamasin për të gjetur pengjet e vdekura NULL NULL 16.10.2025 18:55 16.10.2025 18:55 Benjamin Netanyhu Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyhu ka deklaruar se është “i vendosur” të sigurojë kthimin e pengjeve të vdekura që ndodhen ende brenda Gazës dhe se vendi do të vazhdojë të luftojë terrorizmin me “forcë të plotë”. Netanyahu i bëri komentet disa orë pasi Hamasi ktheu trupat e dy pengjeve të tjera, por tha se nuk ishte në gjendje të kishte qasje te 19 të mbeturit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Ka pasur tension në Izrael që Hamasi ende nuk i ka kthyer të gjitha trupat në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit të javës së kaluar në Gaza, megjithëse ShBA ka minimizuar sugjerimin se kjo përbën një shkelje. Izraeli i është përgjigjur vonesës duke kërcënuar të kufizojë sasinë e ndihmës që rrjedh në Gaza.